Në Korçë janë konfirmuar tre raste me koronavirus. Gazetarja Lediona Xheladinaj tha për “ABC News” se nga burime konfidencile mësohet se 33-vjeçari emri të cilit nuk bëhet i ditur, disa ditë më parë ka qenë i shtuar në spital.

“Të tre personat e prekur me koronavirus, janë paraqitur pranë Sanatoriumit me shenja, si temperaturë, kollë dhë vështirësi në frymëmarrje. Dhe pasi janë bërë analizat kanë dalë pozitive. 33 vjeçari është menaxher i një lokali nate.

Gjithashtu mësohet se ai ka bërë analizën e cila herën e parë rezultoi negative. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe nga një analizë e dytë u konfirmua se ishte i prekur nga COVID-19.

Deri tani nuk thuhet se kanë lidhje me njeri-tjetrin, apo të jenë të afërm. Personat e prekur nga koronavirusi janë transportuar drejt Tiranës. Bëhet fjalë edhe për dy të moshuar, njëri prej tyre 79 vjeç ndërsa për personin tjetër e cila është një grua nuk bëhet e ditur mosha. Mësohet se gjendja e 33-vjeçarit e tij ka qenë tepër e rënduar.

Bëhet fjalë për një person që ka pasur kontakte të shumta edhe me persona të tjerë. Edhe në datën 8 mars në ambientet e lokalit të tij është organizuar një festë. Tashmë ai ndodhet Spitalin e Infektivit”, raporton gazetarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *